Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Gurra”, ndërsa i plagosuri është identifikuar si Vilson Zefi, 32 vjeç dhe është dërguar në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga si shtetasi A.P.
Njoftimi paraprak i Policisë së Lezhës:
Më datë 03.01.2018, rreth orës 12:00, është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P., dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi V.Z. 32 vjeç, banues në Lezhë.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.





