Një konflikt fizik mes disa personave ka degraduar deri në përdorimin e armëve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” në qytetin e Shkodrës. Ndërsa disa metra larg vendit të ngjarjes janë dëgjuar të shtëna me armë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën ndërsa ka gjetur edhe armën që është përdorur, e tipit kallashnikov.
Sipas burimeve, bëhet e ditur se nga ky konflikt nuk ka pasur të plagosur.





