Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e së martës në afërsi të Burgut të Drenovës, ngjarje për të cilën nuk dihen me saktësi rrethanat.
Forca të shumta policie mbërritën menjëherë pranë Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale të Drenovës, për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të situatës.
Por, nga raportimet e para bëhet fjalë për një ngjarje që nuk ka lidhje me burgun, e ndodhur në një distancë të konsiderueshme, pranë fshatit Qatrom.