SHBA, 8 qershor 2013 – Horror në Santa Monika. Një person i armatosur ka vrarë 6 vetë dhe ka plagosur 4 të tjerë, derisa u qëllua nga policia duke humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së premte pranë një kolegji në Santa Monika të SHBA-ve.
Gjithçka ka ndodhur vetëm pak kilometra ku kishte qenë për një vizitë zyrtare presidenti Obama.
Sipas policisë agresori në fillim ka tentuar të futej me dhunë në një ndërtesë, ku ka qëlluar dy viktimat e para, më pas ai ka dalë në rrugën përballë kolegjit duke qëlluar në drejtim të disa makinave dhe një autobusi, ku për fat të keq mbetën të vrarë edhe 4 persona të tjerë.
Për ti shpëtuar policisë agresori tentoi të fshihej në bibliotekën e kolegjit, duke i bërë dhe rezistencë policisë.
Pas shkëmbimit të zjarrit agresori mbeti i vrarë.
Shkaqet e krimit janë ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë kanë vënë në pranga edhe një persona tjetër i cili mendohet të ketë ndihmuar agresorin, tashmë të vrarë nga policia.





