Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Velipojë, në malin e Kolajve.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur një i plagosur, konkretisht shtetasi Emiljano Paloka, 27 vjeç.  Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet në spital, aty ku po merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.