TIRANE, 04 mars 2013- Nga Seksioni Kunder Narkotikeve u arrestua ne flagrance shtetasi Florand Riza Karemani, vjec 38, lindur dhe banues ne Tirane si dhe filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit: E. Jashari dhe A Mejdani ky i fundit i denuar më parë për vjedhje.
Procedimi penal ndaj ketyre shtetasve u be pasi, me date 01.03.2013, rreth ores 24.00, ne rrugen “Irfan Tomini”, jane degjuar disa krisma arme menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise te Komisariatit nr.2 ku kanë bërë shoqerimin e ketyre shtetasve në komisariat, si dhe jane kryer te gjitha veprimet e para hetimore dhe proceduriale.
Shtetasi Florand Karemani ne momentin e zbritjes nga mjeti i policise ka hedhur ne dyshemene e makines dhe shtypur me kembe nje qese te tejdukshme ku brenda qeses kishte dhe pluhur të bardhë si ajo e lëndës narkotike e llojit Kokaine, kjo qese së bashku me pluhurin e bardhe eshte mbledhur nga punonjësit e policisë dhe është futur në një celefon pakete për arsye hetimi, ku vihet re se pluhuri i bardhe i dyshuar lende narkotike Kokainë është perzierë me pluhur dheu ne dushemene e makines. Lenda pluhur e sekuestruar pas peshimit me peshore “ADAM” rezultoi 0.8 (zero pike tete) grame e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per vepren penale te “Prodhimit, mbajtjes dhe shitjes se narkotikeve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, ne ngarkim te shtetasit Florand Karemani dhe per vepren penale te “Moskallzimit te krimit “ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ne ngarkim te shtetasve E. Jashari & A. Mejdani.





