Një atentat i mbetur në tentativë ka ndodhur ditën e sotme tek “Liqenit të thatë” në Tiranë.
Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një makine, që drejtohej nga shtetasi L. M., 63 vjeç.
Si pasojë e të shtënave nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa autori është larguar.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.
Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.





