Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë natës në Divjakë. Mësohet se një 66-vjeçar është vënë në pranga pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik në banesën e tij. Policia ka arrestuar autorin si dhe armën e përdorur bashkë me municion.  

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 66 vjeç, pasi dyshohet se gjatë orëve të natës, në banesën e tij në fshatin Çermë e Sipërme, ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik. Arma së bashku me municion luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.