Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Burrelit.
Nga raportimet e para thuhet se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Burrelit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të krimit dhe zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe paraprakisht mësohet se është në gjendje të rëndë.





