Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Kurbin.
Mësohet se një konflikt i nisur në takimin e kandidatëve të Primares ka përfunduar në të shtëna me armë.
Gjatë takimit të kandidatëve të primareve me kryesinë e PD-së të këtij qyteti siatuata ka agravuar deri në përdorimin e armës.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, teksa policia ka shpallur në kërkim një person.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit,një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri”,– njofton policia.