Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në lagjen nr.18 në Durrës.
Dyshohet se një sherr mes të rinjve ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr.18.
Burime policore konfirmojnë për DurrësLajm se deri tani nuk raportohet për persona të plagosur.
Forca policore ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Deri tani nuk janë gjetur gëzhoja në vendngjarje.
Policia po punon për identifikimin e të rinjve të përfshirë në sherrin me armë.





