Të shtëna me armë zjarri në lagjen nr13 në Durrës. Raportohet për 2 persona të plagosur, por ende nuk eshte e qarte se çfare ka ndodhur dhe nuk dihet identiteti i tyre.
DurrësLajm mëson se të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal dhe janë nën kujdesin e bluzave të bardha. Policia ndodhet në vendngjarje, në sektorin Teuta, dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit dhe kapjen e autorit/ve.
Plagosja e dyfishtë ndodh në një kohë kur postblloqe të shumta policie janë ngritur në qytet dhe po ushtrohet kontroll i imtësishëm tek drejtuesit e automjeteve.





