Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër 17, të qytetit të Durrësit vetëm pak minuta më parë.
Nga të dhënat e para mësohet se të shtënat janë dëgjuar nga banorët e zonës, ndërsa policia ka gjetur një gëzhojë në vendngjarje.
Mësohet se në komisariat janë shoqëruar dy persona që janë përfshirë në konflikt.





