Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Në pranga ka përfunduar shtetasi E. Y., 45 vjeç, banues në lagjen Nr. 13 Durrës, ndërsa po punohet për kapjen e shtetasit A.K..

Gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve E. Y., dhe  A. K., është qëlluar në ajër me armë zjarri.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, për veprime të mëtejshme.