Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një fabrike të Mercedes Benz në Sindelfingen, jashtë Shtutgartit në Gjermani.

Mediet vendase bëjnë me dije se autori është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, kur policia lokale mori një thirrje urgjente për të shtëna në fabrikën e makinave, ku prodhohet modeli S-Class.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.