Një sulm me armë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Pragë. Paraprakisht thuhet se janë shënuar të shtëna me armë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit.

Si pasojë dyshohet se ka të vdekur dhe të plagosur. Policia ka thënë se e ka vrarë autorin dhe e gjithë ndërtesa është duke u evakuuar.

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre ndërsa autoritetet kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.

Universiteti i Karlit është në qendër të Pragës, rreth 500 metra prej Urës historike të Karlit – atraksioni kryesor për turistët.