Të shtëna me armë zjarri raportohen pasditen e kësaj të diele në Kavajë.

Bëhet me dije se një person dyshohet të ketë mbetur i vrarë në një lokal, në rrethana ende të paqarta.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe pritet që më shumë të dhëna të kemi në vijim.