Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Peran të Podujevës në Kosovë, ku një person ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Polisisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit”

“Vdekja është konstatuar nga ana e mjekëve emergjentë. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka njoftuar Borovci.