Dy persona janë plagosur në Vrakë të Malësisë së Madhe, pas një përplasje me armë zjarri.

Mësohet se dy të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke kryer hetime për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij episodi të dhunshëm.

Deri tani, motivet e incidentit mbeten të paqarta, dhe autoritetet po punojnë për të mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme për të zbardhur ngjarjen.