Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Laknasit.
Paraprakisht dyshohet se të shtënat në ajër janë shkaktuar pas një sherri mes dy personave në një lokal.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Dyshohet se konflikti mes dy personave ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Mësohet se janë shoqëruar në komisariat dy personat e përfshirë në konfliktin me armë.





