Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Moskë, ku u raportua për të shtëna me armë.
Mediat ruse shkruajnë se ka mbi 10 persona që kanë humbur jetën, por ende nuk ka një raportim zyrtar.
TASS shkruan se të shtënat ndodhen në një sallë koncertesh ose siç njihet ndryshe lokal muzikor. Crocus City Hall ndodhet në Krasnogorsk të Rajonit të Moskës.
Dyshohet se përpos viktimave ka edhe disa të plagosur, por ende nuk dihet saktësisht.
Aktualisht po zbardhen informacionet për rrethanat e ngjarjes, si dhe për viktimat e mundshme.