SHBA, 10 qershor 2014 – Një shkëmbim zjarri i regjistruar në një lice në qytetin e Portlandit, në Oregon ka shkaktuar dy viktima. Sipas policisë vendore, dy të vdekurit janë një nxënës dhe autori i sulmit me armë zjarri.
Liceu ku u regjistrua ngjarja e rëndë është Reynolds, në Troutdale, në lindje të qytetit.
Policia rrethoi pak momente pas ngjarjes agresorin, i cili u detyrua të fshihej në banjot e shkollës.
Ai kishte me vete një armë gjysëm automatike, ishte veshur i gjithë me të zeza dhe mbante veshur një jelek antiplumb.
Ai ka hapur zjarr pikërisht në momentet kur do të nisnin orët e mësimit.
Mësohet se një nga mësuesit ka mbetur i plagosur prej të shtënave. Autori i sulmit është vrarë nga policia, por ende nuk janë zbardhur identiteti i tij dhe motivet që e shtynë të ndërmerrte këtë akt.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/








