Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Finlandë, ku disa persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se Policia u thirr për incidentin në shkollën fillore Viertola në Vantaa në orën 8:08 të mëngjesit me orën e Mbretërisë së Bashkuar dhe një i dyshuar është arrestuar.

Ndërkohë vendasve u është kërkuar nga autoritetet të qëndrojnë larg zonës ku kanë ndodhur të shtënat.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.