Një burrë u qëllua për vdekje në stacionin qendror të trenit në Frankfurt të martën në mbrëmje.
Ngjarja fatale ndodhi rreth orës 21:00 përpara shinave.
Siç raportohet autori ka tentuar të largohet por është kapur nga policia vetëm pak metra larg vendit të krimit.
Autoritetet gjermane bëjnë të ditru se autori do të dalë para gjykatësit të mërkurën në mëngjes.
Gjithashtu stacioni i trenit u mbyll për rreth 25 minuta mbrëmjen e së martës për shkak të operacionit të policisë.
Ndërkohë zona përreth vendit të krimit është ende e mbyllur por trenat po lëviznin përsëri.