Një tjetër ngjarje me të shtëna në një shkollë është raportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas masakrës në Florida ku humbën jetën 17 persona, kësaj here ngjarja është regjistruar në kryeqytetin e SHBA-së, Uashington.
Policia ka marrë telefonatë për të shtëna në kampusin e “Highline College”, ndërkohë që vetë shkolla nëpërmjet një njoftimi në Facebook shkruan: “Ju lutem qëndroni të mbyllur në klasa dhe zyra deri në një njoftim të radhës”.
Minuta më vonë, zyrtarët postuan një mesazh të dytë, në të cilin shkruhej: “Kjo nuk është shaka. Mbylli dyer e dritare, policia po vjen”.
Departamenti i Policisë së Renton tha se bëhet fjalë për të shtëna, por ende nuk është konfirmuar asgjë. Nuk raportohet as për persona të lënduar.