Detaje të reja dalin në lidhje me ngjarjen e fundit në Peqin, ku në qendër të qytetit në lagjen “Xhami u dëgjuan mesditën e sotme të shtëna nga armë zjarri.
Mësohet se dy persona të moshës 50 dhe 40 janë konfliktuar me njëri tjetrin. Debati ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka të lënduar, pasi autori me iniciale A.C 40 vjeç ka qëlluar në ajër. Policia po punon për kapjen e personit që qëlloi në ajër me armë.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet qe kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.
Njoftimi i Policisë
Peqin/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.





