Mbrëmjen e ditës së djeshme policia e Kosovës ka bërë me dije se ka patur të shtëna me armë zjarri në Podujevë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rreth orës 20:30 policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën Zahir Pajaziti.
Ajo konfirmoi se njësitë policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy persona janë lënduar.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, shtoi zëdhënësja e policisë.





