Një vrasje ka ndodhur këtë të diel në mbrëmje në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Arbana”. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, njofton se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë publik.
Të paqarta mbeten rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia është në kërkim të autorit/ autorëve.