Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur një person. Dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë një konflikt. Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.