Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Raportohet se një burrë ka qëlluar për vdekje me armë zjarri të vëllain dhe kunatën e tij.

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota.