Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në një universitet në Turqi.
Ngjarja ka ndodhur në universitetin ‘Osmangazi’ në qytetin Eskişehir. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për sulm terrorist.
Forca policie kanë rrethuar zonën e universitetit dhe kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.