Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar  mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Policia bën me dije se “rreth orës 21:35, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër”.

Policia nga informacionet e marra në rrugë operative ka bërë të mundur identifikimin e personit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.