Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Todi Shkurti”, në kryeqytet.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas informacioneve paraprake bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshimet e para janë se konflikti mes dy personave mund të ketë nisur nga një përplasje makinash, por ende kjo nuk është konfirmuar.





