Të shtëna me armë në fshatin Mushan të Shkodrës, Njësia Administrative Dajç, teksa raportohet për një person të plagosur. Policia e Shkodrës ka marrë njoftim mëngjesin e sotëm nga spitali rajonal për një person që kishte mbërritur i plagosur me armë zjarri.

Menjëherë ka shkuar në spital, ku është identifikuar i plagosur, 24-vjeçari Isak Mehmedaj, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.