Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në sheshin “Shqiponja” në kryeqytet.
I plagosuri me iniciale B.B. 34 vjeç është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Tiranës thotë se 34-vjeçari i plagosur ka shkuar vet në spital me makinën e tij.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.





