Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë te “Komuna e Parisit”, në Tiranë.

Mësohet se ka një numër të madh forcash policore dhe qytetarësh tek lulishtja e zonës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një person ka qëlluar me armë. I plagosuri është një 22 vjeçar me inicialet R.B., I gjetur brenda një lokali i plagosur në këmbë, ndërsa atentatori është larguar në drejtim të paditur.

Policia ende nuk ka dhënë një informacion mbi ngjarjen.