Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Laçit, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit dhe i plagosur ka mbetur shtetasi Rudolf Toma.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorët e krimit.