Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një person i shpallur në kërkim rreth 50-vjeç.

I plagosur është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.

Nuk dihen ende rrethanat dhe identiteti i të plagosurit, teksa policia ka nisur hetimet.