Policia e Durrësit ka njoftuar se bashkëpunimi me komunitetin në Fushë Krujë ka vënë në pranga një 22-vjeçar për "Armëmbajtje pa leje". Policia gjithashtu ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe 15 fishekë luftarakë.
NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo mbajnë armë në banesë pa leje, si dhe falë bashkëpunimit me komunitetin shërbimet e Policisë Krujë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Edison Ajazi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi u mor informacion se, në lagjen "Magaze" ka të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së shtetasit Edison Ajazi.
Menjëherë u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Edison Ajazi, ku në dhomën e gjumit të tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një krehër me 15 fishekë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve të para, materialet në ngarkim të shtetasit Edison Ajazi iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi pa leje i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.





