Policia ka reaguar menjëherë pas lajmit se ka të shtëna në lagjen ‘Perash’ të Shkodrës.

Policia ka sqaruar se ka pasur një telefonatë që ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Perash të qytetit. Por, kur shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje nuk kanë konstatuar asgjë.

Zona po vijon të krihet nga shërbimet e zonës, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat.

Nga ana tjetër në spital është paraqitur një person i plagosur në këmbë.