Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak momente më parë në një beach bar në zonën e Radhimës, ku burime bëjnë me dije se ka persona të plagosur.
2 autoambulanca janë nisur në drejtim të Radhimës, ndërkohë që ende nuk dihen detaje nga ngjarja e rëndë.
Policia ende nuk ka dhënë informacion në lidhje me të shtënat me armë, dhe as personat e përfshirë.





