Mbrëmjen e sotme është shënuar një përplasje me armë zjarri pas një konflikti mes dy personave ku ka mbetur i plagosur njeri prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle 9-vjeçare në Laç, ndërsa nuk dihen akoma shkaqet.

Mësohet se Gent Bushi është plagosur nga Xhevahir Lika, ky i fundit banues në Gjorm i cili është shpallur në kërkim.

Polica ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe  po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.