Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar drejt një makine tip “Audi”.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” dhe nuk raportohet për të lënduar.