Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Tiranë mesditën e sotme.
Bëhet me dije se të shtënat kanë ndodhur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar Policinë.
Bëhe me dije se një person ka mbetur i vrarë.
Gjithashtu i plagosur ka mbetur dhe ish-prokurori Adriatik Cama i cili ka pasur në dorë dosjen e vrasjeve të protestës së 21 janarit 2011.
Dyshohet se babai ka vrarë ish-bashkëshortin e vajzës, ndërkohë Cama ka mbetur i plagosur pasi ndodhej pranë viktimës.





