Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në Fier. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 18:45 në lagjen “1 Maji”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Parkut”.

Autori i cili është shpallur në kërkim ka qëlluar dhe më pas është larguar nga vendngjarja.  Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.