Policia e Shkodrës njofton se mbrëmjen e djeshme ka marrë një telefonatë nga një shtetas, i cili kishte dëgjuar të shtëna ndaj automjetit të tij.
Sipas uniformave blu mësohet se nuk janë shkaktuar dëme në automjetin e tij.
“Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. (Pa shkaktuar dëme materiale në automjet)“, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.