Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot në ambientet e shkollës Wilmer-Hutchins High School në Dallas, Teksas. Një 17-vjeçar mbeti i plagosur pasi dyshohet se një nxënës tjetër hapi zjarr ndaj tij, duke shkaktuar panik në shkollë.
I riu u qëllua në këmbë dhe u transportua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pamjet nga vendngjarja tregojnë forca të shumta policie dhe studentë që largohen me vrap dhe frikë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për motivin e sulmit dhe ende nuk kanë konfirmuar arrestimin e autorit. Ngjarja ka rikthyer shqetësimet për sigurinë në shkollat amerikane dhe nevojën për masa më të forta parandaluese.