Zbardhet dinamika e ngjarjes në Radhimë mesditën e kësaj të hëne.

Arrestohet autori Eduart Kondi, i cili qëlloi me armë vëllanë pas sherrit për plazhin privat.

Dy vëllezër Beniamin Kondi dhe Edison Kondi pronarë të një plazhi privat në zonën e Radhimës janë konfliktuar për administrimin e zonës.

Sipas policisë, konflikti ka degraduar kur Beniamin Kondi ka shkuar në plazhin i cili administrohej nga vëllai i vogël, Eduardi.

Ky i fundit ka nxjerrë armën nga parkimi dhe ka shtënë në drejtim të vëllait 5-6 herë.

Për fat, Beniamin Kondi i ka shpëtuar plumbave. Me fat kanë qenë edhe pushuesit që ndodheshin afër tyre në momentin e ngjarjes.

Nga kjo ngjarje e rëndë nuk ka të plagosur, por shkaktoi panik nga ana e pushuesve të cilët preferuan të kalonin ditën në një prej plazheve të Vlorës.

Autoritetet njoftuan se ngritën pika kontrolli dhe vijuan krehjen e zonës për të kapur autorin e kësaj ngjarje, Eduard Kondi. Ai u arrestua në një banesë në Lungomare dhe po shoqërohet në komisariat.