Konflikti i lindur për shitjen e një makine duket se është bërë shkak për konfliktin që u regjistrua pasditen e djeshme në afërsi të Farmacisë nr.10 në kryeqytet, ku pati dhe të shtëna me armë.

Sipas asaj që raporton “Balkan Web”, duke iu referuar burimeve policore, Luan Livadhi dhe Gent Kau janë konfliktuar verbalisht e më pas edhe fizikisht, dhe kjo ka bërë që një prej personave që i shoqëronte, i cili ndodhej në trotuarin tjetër, të qëllonte në ajër me një pistoletë tip TT.

Efektivët e policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dy gëzhoja dhe kanë shoqëruar 11 persona për t’i marrë në pyetje.

Aktualisht po punohet për gjetjen e armës dhe poseduesin e saj.