Pas të shtënave me armë në Vlorë, policia ka arrestuar një person.

Ervis Dollani ka qëlluar disa herë në me armë në lagjen “Fusha e Druve”.

Dollani dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa është ende e paqartë nëse është konfliktuar me ndonjë person apo ka qëlluar në ajër.

I riu që ka qëlluar me armë e që u arrestua kishte vetëm 5 ditë që kishte dalë nga burgu, i dënuar për vjedhje.

Sot kishte pirë dhe kishte qëlluar me armë, e për pasojë është arrestuar sërish për armëmbajtje dhe prishje të rendit publik.